InstaBIZ, Kryesore

Ermal Meta shkruan shqip: Mos spekuloni për jetën time, fjala bastard ishte…

Kantautori Ermal Meta, para disa minutash ka publikuar një status në rrjetet sociale, i cili shkon si mesazh për mediat shqiptare. Duke qenë se është folur shumë nëpër portale për intervistën e tij në gjatë në “Rai”, ku Ermal Meta tregoi rreth fëmijërisë së tij, dhe mesazhit të këngës, vjen dhe reagimi i këngëtarit. Ai i kërkon mediave shqiptare, duke shkruajtur edhe në shqip që të heqin dorë me spekulimet për jetën e tij, dhe duke sqaruar se ai nuk e tregoi se për kë ishte fjala bastard të cilën përdori në intervistë. (kujtojmë se në artikujt për ermalin mediat spekuluan se fjala bastard ishte pikërisht për të atin e këngëtarit)

Mesazhi i plotë:

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.

Ermal Meta

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko