-Rrjete Sociale, Foto, InstaBIZ, Sport, Te Fundit

Erjon Braçe konfliktohet më zëdhënësen e FSHF-së pas humbjes së Partizanit

Nuk kanë qënë të pakta debatet e deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe kur vjen puna për skuadrën e Partizanit. Kësaj here humbja e skuadrës së tij të zemrës, ka bërë që ai të përplaset në Instagram me zëdhënësen e FSHF-së, Jona Dervishi.

Si nisi konflikti?

Deputeti Braçe, ka shpërndarë një foto të lojtarit Trashe me një frazë mbështetëse:“NE NUK DORËZOHEMI!! Bravo çuna!! Vetëm, ndershmërisht, fort, shumë fort!! E sotmja tregoi edhe një herë se si po e shëmton e shkërmoq futbollin Sistemi! JU NUK JENI SI ATA! NE NUK JEMI SI ATA! Por, JU NUK DO TË JENI KURRË VETËM!”, ishin fjalët e Braçes.

brace

Në këtë postim ka ndërhyrë zëdhënëja e FSHF-së, Jona Dervishi e cila ka komentuar: “Kërkuat gjyqtarë të huaj?! Po kërkuat…. i morët?! Po i morët…. Çunat luajtën bukur dhe mirë por aq patën takat… Për barazim dmth!”, shkruajti Dervishi.

brace-1

Më pas ka komentuar sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj, i cili me fjalët e tij la të kuptohej se të kuqtë nuk ishin aspak të kënaqur me atë që kishte ndodhur në fushë. “Po kërkuam gjyqtarë të huaj po! Kush na i pruri gjyqtarët e huaj kush! As Kridensi s’do bënte më tepër se sa ky”, ishte replika e Sukajt ndaj zëdhënësesFSHF-së.

brace-2

“Qershia mbi tortë” ishte komenti i deputetit Erjon Braçe ndaj Dervishit i cili tha:

“Shoqja Jona, pyete pak atë shokun tënd të sektorit me jashtë çfarë gjuhe flisnin arbitrat. Ai i jep përgjigje të qartë kësaj pyetje dhe të tjerave dhe jo vetëm të arbitrave.

Pastaj kthehu në korridor e pyete pak sekretarin e përgjithshëm, ç’donte në pistë të stadiumit? Më trego një federatë në Afrikë ku sekretari i përgjithshëm ka detyra në pistë!!”, ishte kundërpërgjigja e tij.

brace-2 (2)

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko