Rivaliteti me Tahirin, ja çfarë thotë Veliaj – Opinion – Faqja Zyrtare
-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Rivaliteti me Tahirin, ja çfarë thotë Veliaj

tahiri saimir

Erion Veliaj ka deklaruar se do të jetë pjesë e fushatës dhe do të japë kontributin e tij për PS, për zgjedhjet e 18 qershorit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për marrëdhënien e tij me Tahirin, ai tha se ka një bashkëpunim të mirë dhe se do të punoj me të për koordimin e fushatës për t’i sjell fitoren Partisë Socialiste.

Fevziu: Nuk kam parë ndonjë fytyrë më të trishtuar se ajo e zotit Tahiri në kohën që ju po i bënit disa elozhe Ditën e Verës në Pazarin e Ri.

Veliaj: Po abuzoni me truket kinematografike që janë të pavërteta.

Fevziu: Si janë raportet tuaja personale me zotin Tahiri?

Veliaj: Janë të jashtëzakonshme. Ne flasim përditë, kemi të dy një barrë që të koordinojmë punën e PS në Tiranë dhe mezi pres që të dy t’i sjellim fitoren PS në Tiranë.

Fevziu: A ka dy linja të ndryshme brenda në PS, njëra që ju mbështet më shumë ju dhe njëra që shkon në drejtim të kundërt?

Veliaj: Ka një linjë që mbështet Edi Ramën si një kryeministër i cili besoj e ka ndryshuar faqen Shqipërisë. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko