-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Erion Veliaj sot në Opinion, në orën 22:15/ Ja për çfarë do të pyetet

Mbrëmjen e sotme, në orën 22:15 në emisionin Opinion në TV Klan do të jetë i ftuar Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj do të jetë live në një intervistë përball gazetarit Blendi Fevziu. Ai do të pyetet për zhvillimet më të fundit politike si dhe për disa nga projektet e përfunduara në kryeqytet, si hapja e Pazarit, apo hapjen e Parkut Olimpik etj.

Po ashtu në fokus të intervistë do të jenë edhe një sërë projektesh të pa përfunduar apo të pa filluar ende në kryeqytet, (si sheshi Skënderbe).

Në intervistën kokë më kokë me gazetarin Blendi Fevziu, kreu i bashkisë së Tiranës do të pyetet edhe për koalicionin me LSI dhe për marrëdhënien e tij me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Sot në Opinion, TV klan, ora 22;15

/opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko