InstaBIZ

Erik Lloshi na prezanton të fejuarën, nuk është shqiptare

Edhe pse ka preferuar që t’i mbajë larg mediat, duket se këtë radhë ua ka servirur vetë lëndën e parë. Është fjala për këngëtarin Erik Lloshi për të cilin pak ditë më parë u përfol se ishte fejuar.

Dhe nuk ka kaluar shumë, kur përmes një postimi në instagram, këngëtari na zbulon jo vetëm portretin, por edhe emrin e të fejuarës.

Në një foto të publikuar në përqafim me bionden bukuroshe, Eriku zbulon se ajo quhet Romina Sablic, dhe sikurse mund të kuptohet nga emri, nuk është shqiptare. Në profilin e saj Romina shkruan në një gjuhë sllave e mendohet se ajo mund të jetë serbe ose kroate, por ka ndjekur studimet në Tiranë në Universitetin Ekonomik, ku me sa duket është njohur edhe me Erikun.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko