InstaBIZ

Erik Fullani dhe Noizy thumbojë njëri-tjetrin publikisht

Noizy dhe Erik Fullani kanë nisur së fundmi të bëjnë publike “thumbat” mes tyre. Ata janë tepër miq, por gjithmonë bëjnë edhe humor me njëri tjetrin.

I pari ishte Eriku që e “nisi lojën” ditën e djeshme teksa postoi një foto të reperit amerikan Raz-B duke e cilësuar si kopje të Noizyt. “Kontrollo ku ka shku Baçi për pushime verën e 1986 se s’më pëlqen fare kjo foto”, shkruante ai krah fotos  duke qeshur.

NOZ22-1

Kështu Noizy dje nuk reagoi, e teksa të gjithë menduam se ai po bënte indiferentin ndaj këtij postimi, Noizy mori hak pikërisht atëherë kur Eriku nuk e priste. Teksa ky i fundit postoi një video të shkëputur nga një set fotografik që po realizon, tek komentet dallon edhe atë  të Noizyt ku e krahason “Star Boy-n” me modelin amerikan, Ben Hill.   “Ben Hill. Do doja shumë të thoja çfarë kam në mendje”.

d4d81d44-252a-4180-b980-db7050ecabd7

“Në momentin kur e postova mendova do më thotë Noizy që më do? Hajde, të lutem”, ia kthen Eriku.

4ecbe5bb-c0cf-4f36-adc5-531fb699b5bd

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko