Bota, Kryesore

Erdogan mbërrin në Greqi, nën masa të rrepta sigurie

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Athinë. Kjo është vizita e parë e një Presidenti Turk pas 62 vitesh në tokën helene.


Erdogan është pritur nën masa të rrepta sigurie, teksa do të qëndrojë në Greqi për një vizitë dy ditore.
Përveç mbrojtjes me 200 truproja, policia greke gjithashtu do të vendosë 2800 oficerë për të marrë pjesë në një operacion të sigurisë së nivelit presidencial të SHBA-së për të mbrojtur Erdoganin. “Ne po marrim çdo masë të nevojshme,” tha për The Guardian, ministri i rendit publik grek, Nikos Toskas. “Siguria do të jetë e një niveli të ngjashëm me atë të vizitës së Barck Obamës, çdo detaj është planifikuar”.


Axhenda e Erdogan është e mbushur me takime me krerët e lartë grekë, duke nisur me homologun Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Tsipras.
Vizita e Erdogan vjen pas arrestimeve në Athinë të 9 shtetasve turq të akuzuar këtë javë si anëtarë të DHKP-C, një grup militant marksist që ka marrë përgjegjësinë për disa nga shpërthimet kamikazë në Turqi.
Erdogan, marrëdhëniet e të cilit me Europën dhe SHBA-të janë tensionuar për shkak të sundimit totalisht ndaj institucioneve turke demokratike, ka bërë disa udhëtime në perëndim që nga tentativa e grushtit të shtetit kundër tij vitin e kaluar . The Guardian shkruan se ai është bërë më i izoluar ndërkombëtarisht./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko