Bota

Erdogan jep një mesazh për Gylenin: Do të vish në Turqi

               Publikuar në : 19:54 - 15/04/18 |
m.b

Turqia ka arritur të sjellë në vend 80 pjesëtarë të organizatës FETO, të cilët kanë qëndruar jashtë vendit, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton AA

Në një fjalim në mbledhjen e zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Stamboll, Erdoğan tha se deri më sot, në Turqi janë sjellë 80 pjestarë të FETO-s.

“Do t’i ndjekim edhe tjerët”, tha Erdoğan, duke shprehur bindjen për sjelljen në Turqi edhe të liderit të FETO-s, Fetullah Gylen. “Ti, që aktualisht ndodhesh në Pennsylvania, do të vish gjithashtu”, shtoi më tej presidenti turk.

Javën e kaluar, zyrtarët e inteligjencës turke, sollën në Turqi tre pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilët ishin kapur gjatë një operacioni në Gabon të Afrikës, ndërsa gjatë muajit mars, nga Kosova në Turqi u dërguan edhe gjashtë pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilat u kapën pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Ata ishin përgjegjës për nxjerrjen nga Turqia të pjesëtarëve të mbetur të FETO-s, për t’i dërguar në Evropë dhe SHBA.

 

 

Pas