-U tha në Opinion

‘Enigma dhe pikëpyetjet e vdekjes së shoferit të ministrit Xhafaj’, marrin gjithë vëmendjen e audiencës në ‘Opinion’

               Publikuar në : 14:10 - 07/07/18 |
Gerta

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ ka qenë e larmishme sa i përket temave të trajtuara në studio, por audienca nuk ka surprizuar!

Sipas të dhënave të audiencës dita e hënë dhe e enjte kanë marrë shikueshmërinë më të lartë. Ditën e hënë në studion e ‘Opinion’ u fol për vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, ndërsa të enjten java u mbyll me një film dokumentar për diktatorin Enver Hoxha, të realizuar nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.

Edhe pse ka qenë gjithpërfshirës në tema, nga aktualiteti, dokumentare për kohën e diktaturës në Shqipëri, tek tema më soft “si të mbash trupin në formë”, audienca duket se edhe këtë herë nuk ka befasuar. Ajo sheh tek ‘Opinion’, të parat padyshim zhvillimet nga aktualiteti.

Kështu ditën e hënë maksimumi i audiencës që ndiqte ‘Opinion’ ka arritur në 44.4%. Ajo që vihet re në grafikët e audiencës është se temat e lehta siç ishte ajo e ditës së mërkurë ka marrë një audiencë mesatare 25.7%.

Ditën e martë shihet një rënie e audiencës për shkak se dokumentari ‘2 Korrik 1990’ ishte transmetuar edhe më parë në emision. Por edhe pse jemi në pikun e verës dhe Kampionati Botëror Rusi 2018 ka pasur surpriza, ‘Opinion’ ka rezultuar me shikueshmëri në shifra të larta, kjo edhe si shkak i zhvillimeve që vijnë prej aktualitetit.

***

Mbrëmjen e të hënës në emisionin ‘Opinion’ u fol për një nga ngjarjet që tronditi opinionin publik, vdekja e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Sipas Policisë, gardisti ka qëlluar veten me armë zjarri, ndërsa opozita ka ngritur dyshimet se bëhej fjalë për një vrasje mafioze. Në ‘Opinion’ u diskutua për këtë ngjarje, u zbardhën detaje të reja dhe u ngritën disa pikëpetje. Maksimumi i audiencës arriti në 44.4% në orën 22:50, ndërsa audienca mesatare ishte 34.8%.

Mbrëmjen e të martës në emisionin ‘Opinion’ u ritransmetua një dokumentar për 2 korrikun e vitit 1990. Dokumentar që lidhet me një ngjarje që ka tronditur rëndë historinë e shekullit të XX në Shqipëri, ishte pikërisht hapja e ambasadave të huaja në Tiranë, në ditët e fundit të regjimit komunist. Maksimumi i audiencës ishte 21.6% dhe audienca mesatare 14%.

Mbrëmjen e të mërkurës në emisionin ‘Opinion’ u fol për mbajtjen e vetes në formë: “Të jesh në formë, sport, dietë apo trajtim?”. Me një panelë të përgatitur posacërisht për këtë temë, u dhanë disa këshilla të vlefshme për të mbajtur veten në formë dhe të qënit të shëndetshëm. Maksimumi i audiencës ishte 33.0% në orën 22:00 dhe audienca mesatare  25.7%.

Të enjten në mbrëmje në emisionin ‘Opinion’ u transmetua një film dokumentar që fliste për jetën dhe veprën e diktatorit Enver Hoxha. Një film-dokumentar i mbështetur në librin “Enver Hoxha” të gazetarit Blendi Fevziu. Masksimumi i audiencës të enjten në mbrëmje arriti në 42% dhe audience mesatare ishte 25.7%

Pika e fortë edhe që audienca e vë në dukje me vëmendjen e saj hera pas here është informimi në ‘Opinion’ për zhvillimet nga aktualiteti; argëtimi me temat më soft vijnë në plan të dytë./Gerta Zaimaj-Opinion.al

Pas