InstaBIZ

Eni Koçi e pranon më në fund: “E dehur në dashuri”

               Publikuar në : 17:22 - 13/02/18 |
Gerta

Eni Koçi është një nga vajzat e showbizit më të komentuara për jetën private dhe që prej vitit të kaluar, lidhja e saj me Genc Prelvukajn ka qenë në qendër të vëmendjes së medias.

Të pyetur nëpër intervista dyshja gjithnjë e kanë mohuar të kenë qenë bashkë duke u deklaruar beqarë, ndërsa fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë.

Sot më në fund Eni e ka deklaruar hapur se është e dashuruar. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet duke kënduar dhe shkruan “E dehur në dashuri, po ju jeni?”, i pyet ajo fansat

Eni gjithashtu e ka publikuar një fotografi ku shihet se gjendet në Prishtinë, vend në të cilin po kalon më së shumti kohë së fundmi. Kjo për shkak të Gencit? Nuk diskutohet.

Pas