InstaBIZ

Enca flet për herë të parë për ndarjen me Noizyn!

               Publikuar në : 17:11 - 09/11/18 |
Gerta

Noizy dhe Enca prej muajsh nuk flasin me njëri-tjetrin!

Prishja e marrëdhënieve mes tyre erdhi pasi këngëtarja në një intervistë televizive tha që suksesin e karrierës e ka nisur e vetme, gjë kjo që acaroi Noizyn i cili pretendonte se ka qenë shtylla kryesore e suksesit të saj.

Mirëpo ajo është e ftuar këtë të hënë në “NIN” përballë Alaudin Hamitit për një intervistë, ku flet haptazi për të gjitha gjërat e jetës së saj personale dhe profesionale.

Enca ka folur për mosmarrëveshjen me Noizyn dhe në momentin kur shfaqet pyetja për reperin, Enca përgjigjet: “Mashkulli ka shumë ego dhe meshkujt në përgjithësi nuk do donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai”.

Pra arsyeja pse Enca dhe Noizy janë zënë është çështje fitimesh?/Opinion.al

Pas