-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Emri/ Vrasja tek Uji i Ftohtë, arrestohet në Kapshticë njëri nga autorët

opinion lajm i fundit

Është arrestuar sot njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Ergys Gjioveshaj në një lokal tek Uji i Ftohte në Vlorë mbrëmjen e 20 prillit të këtij viti. Në këtë ngjarje mbeten të palgosur aksidentalisht edhe tre persona të tjerë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim : Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm kriminal)”, tha Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat.

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambientet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Gj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar më herët edhe Gani Tozaj. Po kështu në lidhje me ngjarjen është në kërkim edhe një person i tretë.

Në kohën kur ndodhi vrasja (mbrëmja e 20 prillit 2017) viktima ishte ulur në lokal në shoqërine e Arta Lukës që mbeti e plagosur. Nga të shtënat mbeten të plagosur edhe kamarieri Arsonel Llanaj dhe muzikanti Florjan Hila.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko