Aktualitet

Emri/ Kush është adoleshentja shqiptare e zhdukur në Irlandë

               Publikuar në : 09:15 - 16/04/18 |
ri.de.

Një vajzë 17-vjeçe shqiptare është shpallur e zhdukur në Irlandë. Media vendase raporton se Olta Dodaj ka humbur kontaktet me familjen që prej orës 14:45 të së mërkurës (11 Prill). Policia irlandeze i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Irlandë që të ndihmojnë në hetimet për gjetjen e 17-vjeçares.

Autoritetet e përshkruajnë Olta Dodajn me një gjatësi prej rreth 160 centimetrash, të dobët, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin e fundit që është parë, ajo kishte veshur një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

Zhdukja e shqiptares në rrethana misterioze ka ngjallur reagime në komunitet, duke shtuar frikën mbi sigurinë e të rinjve në vend.

Kjo sepse më 6 Mars, një brazilian, që më parë ishte shpallur i humbur, u gjet i vdekur në një park të Dublinit. Gjithashtu, pak muaj më parë, një meksikan tjetër është gjetur i vdekur në kryeqytetit irlandez.

Njoftimi per zhdukjen e saj dhe kerkesa per ndihme:

http://www.thejournal.ie/teenager-missing-from-kildare-3955284-Apr2018/

Pas