-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Emri/ Arrestohet një nga shqiptarët më të rrezikshëm

Një i ri shqiptar, i kërkuar prej një viti për tentativë vrasje është vënë në pranga në Itali.

Arratia e 32-vjeçcarit Edmond Xhahysa përfundoi në autostradën 16, në Orta Nova (Foggia), nën drejtimin e një “BMW 320”, raportojnë sot mediat lokale.

Në momentin e ndalimit, Xhahysa, i përshkruar si i “rrezikshëm” nga mediat loakel, u dha efektivëve një dokument identifikimi flas, të shtetësisë rumune.

Karabinierët e Foggia-s e vunë në pranga pasi zbuluan se si fshihej në zonën mes Orta Nova dhe Foggia-s, i ndihmuar nga shqiptarë të tjerë.

Ngjarja për të cilën akuzohet, ka ndodhur në qershor të vitit 2016 në Romë, kur Xhahysa, së bashku me një tjetër person, i arrestuar më herët, goditi me thikë një 40-vjeçar shqiptar dhe e la të shtrirë përtokë në trotuarin e rrugës “Silicella”, në lagjen Casilino.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko