Aktualitet

Emrat/ Arrestohen 5 shqiptarë në Itali, ja ku i fshihnin dozat e kokainës

               Publikuar në : 16:45 - 08/11/18 |
el ida

Pesë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, gjatë një operacioni mëngjesin e sotëm.

Pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, karabinierët kanë ndërmarrë operacionin e koduar “Brothers” . Si pasojë kanë kanë ekzekutuar 6 urdhër arrestimi ndaj 5 shtetasve shqiptarë e 1 shtetasje italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike kryesisht kokainë.

Operacioni u shtri në qytetin e Anagnit. Aty ku baza ishte qendra historike e kësaj qyteze. Pasi në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.

Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.

Ndërsa në urdhër arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.

Pas