Aktualitet, Bota, Te Fundit

Emrat/ Sa lider të rinj njeh bota?

Një pjesë e konsiderueshme e liderëve të botës, janë ngjitur në pushtet, relativisht në një moshe të re. Sebastin Kurz, vetëm 31 vjeç, fitoi zgjedhjet parlamentare në Austri, por është lideri më i ri në botë. Ka shumë lider të rinj që janë aktualisht në pushtet, por shumica i ka kaluar të dyzetat.

Por pyetja është; kush janë liderët më të rinj që kanë “hipur në fron”?

Sebastian Kurz, 31 vjeç, fitoi zgjedhjet parlamentare në Austri, njihet si lideri më i ri në botë.

Irlandë: Leo Varadkar, i moshës 38 vjeçare u zgjodh në majin e 2017 si kryeministri më i ri i Republikës së Irlandës.

Francë: Emmanuel Macron u zgjodh në krye të shtetit në majin e 2017, duke u renditur në moshën 39 vjeçare më i riu në moshë nga 25 presidentët e Republikës Franceze. I pari në mesin e tyre si Louis Napoléon-Bonaparte (40 vjeç në 1848).

Estoni : Centristi Juri Ratas u zgjodh në moshën 38 vjeç kryministër i vendit në nëntor 2016. Ai pasoi një tjetër udhëheqës mjaft të ri në moshë, Taavi Roivas që mundi të depërtojë në krye të qeverisë në moshën 34 vjeçare në 2014.

Ukrainë : Volodymyr Hroïsman u zgjodh kryeministër në 2016 në moshën 38 vjeç.

Tunizi: Youssef Chahed u zgjodh kryeministër në 2016, në moshën 40 vjeçare.

Greqi: Aleksis Cipras u emërua kryeministër në 2015, në moshën 40 vjeçare.

Kanada: Kryeministri Justin Trudeau u ngjt në pushtet në moshën 43 vjeç në 2015.

Poloni: Andrzej Duda u zgjodh president në moshën 43 vjeç në 2015.

Belgjikë: Charles Michel u zgjodh në 2014 në krye të qeverisë të vendit të tij, në moshën 38 vjeç.

Gjeorgji: Guiorgui Margvelachvili u zgjodh president në moshën 44 vjeçare në 2013.

Hungari: Viktor Orban u zgjodh kryeministër në 1998 në moshën 35 vjeçare. Ai humbi postin drejtues dhe e rifitoi në 2010.

Disa liderë të rinj që kanë humbur së fundmi postet drejtuese:

Italie: Matteo Renzi drejtoi qeverinë nga 2014 në moshën 39 vjeçare, deri në 2016.-

Kosovë: Atifete Jahjaga ishte 36 vjeçe kur mori drejtimin e presidencës së vendit të saj në 2011 (deri në 2016).

Britani e Madhe: David Cameron ishte 43 vjeç kur mori drejtimin e Doëning street në 2010 (deri në 2016).

Spanjë: Filipe Gonzalez u zgjodh drejtues i qeverisë spanjolle në moshën 40 vjeçare, në 1982

Britani: Tony Blair u zgjodh kryeministër britanik në moshën 43 vjeçare, në 1997.

Benazir Bhutto u zgjodh kryeministër i Pakistanit në 1988 në moshën 35 vjeç.

Laurent Fabius drejtoi qeverinë franceze në 1984 në moshën 37 vjeçare.

Amerikanët Theodore Roosevelt dhe John F. Kennedy u zgjodhën respektivisht presidentë në moshën 42 dhe 43 vjeçare.

Jashtë demokracive, liderë si koreani-verior Kim Jong-un apo emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al-Thani janë respektivisht 34 dhe 37 vjeç.

Dhe Mouammar Kadhafi erdhi në pushtet në moshën 27 vjeç në Libi, në 1969./opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko