1

Emrat/ Masakra në Mat, kush janë viktimat dhe si ndodhi ngjarja

               Publikuar në : 15:51 - 11/10/18 |
ri.de.

Një person ka mbetur i vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur. Ky është raportimi më i fundit nga Mati, aty ku mesditën e sotme u shënua një masakër. Tre punonjës të Bashkisë janë vënë në shenjestër nga një banor i zonës, i cili pretendonte pronësinë e tokës, ku po hapej një rrugë e re.

Opinion.al përmes burimeve në vendin e ngjarjes ka mësuar se autori i krimit të rëndë është Kujtim Koxha, banor i fshatit Shëlli në njësinë administrative Macukull.

Viktimë ka mbetur Mentor Hoxha, 30 vjeç punonjës i bashkisë Mat.

Të plagosur janë: Erzen Aliaj, 40 vjec punonjës i bashkisë Mat në gjendje të rëndë në spitalin e Burrelit dhe
Astrit Hani, punonjës i bashkisë, në gjendje të rëndë, i cili po transportohet drejt Tiranës.

Punëtorët e Bashkisë së Matit kanë shkuar për të hapur rrugën në fshatin Shëlli dhe ka patur fillimisht një konflikt verbal me autorin e krimit i cili kërkonte të ndaloheshin punimet në tokën e tij.

Disa minuta më vonë, punëtorët e bashkisë kanë shkuar për të drekuar në një lokal të fshatit. Autori ka shkuar në shtëpi ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në befasi ndaj tyre, duke lënë 1 të vrarë dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë për jetën. /Opinion.al

NJOFTIMI I POLICISE PER NGJARJEN

Pas