Kronikë

Emrat/ Heroinë e hashash në lokalet e Beratit, tre në pranga

               Publikuar në : 09:41 - 14/09/18 |
ri.de.

Operacioni policor “Basti” ka çuar në pranga 3 persona, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë:

-Nikolin Çipi, 42 vjeç
-Sokol Shehu, 48 vjeç
-Eduart Mino, 40 vjeç

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Basti”. Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike

Arrestohen në flagrancë tre shtetas

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Nikolin Çipi, 42 vjeç,
-Sokol Shehu, 48 vjeç,
-Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Nikolin Çipi për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Organizimi i lotarive të pa lejuara” , “Fshehja e të ardhurave” , “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga nenet 283/2, 197, 180, 181 të Kodit Penal.

Ndërsa për shtetasit Sokol Shehu dhe Eduart Mino për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Pas