-Off records, -U tha në Opinion, Kryesore

Emision i paparashikuar në “Opinion”, stafi në vrap, Fevziu nuk gjen dot vizën e kompjuterit

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Opinion” ishte parashikuar të realizohej një temë për “Toto Riina-n”, ish- bosin e mafias italiane i cili ndërroi jetë javën e kaluar. Por ngjarjet e fundit, ku u lëshuan fletë-arrestet për 3 oficerë të Policisë së Shtetit, bënë që gazetari Blendi Fevziu të realizoj një emision në çastin e fundit.

Siç duket edhe në videot, gazetarët e emisionit janë në nxitim e sipër për të realizuar kronikat e këtij emisioni “blitz”. Edhe në pamjet nga regjia duket tensioni i regjisorit Indrit Kasmi, teksa nxiton për të bërë gati gjërat në kohë. Vetë gazetari Blendi Fevziu shfaqet në një moment hutimi, teksa nuk arrin të gjejë dot vizën në kompjuter teksa po përgatiste një shkrim./Opinion.al

 



Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko