Bota

Emigrantët italianë protestojnë ndaj kushteve skllavërore në Foggia

Qindra emigrantë afrikanë dolën në protestë në qytetin jugor të Italisë, Foggia, ku protestuan kundër trajtimit skllavëror që bëhet ndaj tyre.

Ata marshuan nga kampi i tyre “Getoja e Madhe” drejt qytetit të Foggias, duke përshkuar rreth 10 kilometra dhe duke thirrur “Jo Skllavërisë”, nën një vapë përvëluese.

Mijëra emigrantë afrikanë punojnë në Italinë e Jugut gjatë verës, duke mbledhur domate dhe paguhen me më pak se 3 euro ora, thënë ndryshe, më pak se gjysma e pagës minimale që aplikohet për punëtorët e bujqësisë.

Ata transportohen në kushte aspak njerëzore nga një fermë në tjetrën dhe vetëm javën e kaluar humbën jetën 16 emigrantë, në dy aksidente rrugore.

“Ne trajtohemi si skllevër, por nuk kemi asnjë mundësi. Nuk ka punë tjetër për ne, vendasit e dinë këtë dhe ndaj përfitojnë”, tha Ibrahim Sissoko, 28 vjeç, nga Mali, i cili mbërriti në Itali më 2015-ën.

Qeveria italiane premtoi këtë javë se do të godiste këtë fenomen abuzim, por ky është një premtim i përsëritur dhe asnjëherë i mbajtur.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko