InstaBIZ, Kryesore

Emeli Sande bën krenar gjithë shqiptarët, përshëndet me simbolin e shqiponjës

Një nga këngëtaret më të mira të skenës muzikore botërore, Emeli Sande, performoi mbrëmjen e djeshme  në Tiranë.  Këngëtarja e njohur u ngjit në skenën e madhe në “Sheshin Skënderbej” për Natën e Bardhë më 29 nëntor.

Por, përpara performancës së saj në shesh, këngëtarja Emeli Sande është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pasi kanë qëndruar pak kohë në zyrë, Emeli ka përshëndetur përmes simbolit të shqiponjës përmes duarve.

Po ashtu Emeli ka shpërndarë në faqen e saj në Instagram një video nga ku shfaqen momentet e koncertit në “Sheshin Skënderbej”. Ajo ka uruar të gjithë shqiptarët per festën e Çlirimit dhe të Pavarësisë. /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko