Te Fundit

Eliona Pitarka ka tani një “rivale”, kjo është bukuroshja e re në Duplex

               Publikuar në : 10:45 - 12/10/18 |
el ida

Në këtë sezon të parë të Duplex, përveç aktorëve që kemi parë edhe më parë, kemi parë edhe një aktore të re nga Kosova. Ajo ka tërhequr vëmendjen me bukurinë e saj.
Bëhet fjalë për Arta Elezajn. E ftuar në emisionin”Rudina” në Tv Klan ajo tregoi më shumë për eksperiencën e saj në “Duplex” dhe se si u bë pjesë e tij.

“Ka qenë producenti Turjan Hyska ai që më bëri ftesën për të qenë pjesë e “Duplex”. Ishte kënaqësi për mua. Është një eksperiencë e re dhe po ndihem shumë mirë. Aktorët më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe më duket sikur kam kohë këtu.

Ishte hera e parë që ngjitesha në skenë live me publikun, por aktorët më kanë bërë të ndihem mirë dhe t’i harroj emocionet. Në çdo puntatë unë vij me një personazh të ri, por roli im është joshja e djemve”, tha Arta Elezaj.

Kujtojmë që këtë rol deri tani e ka bërë Eliona Pitarka, e cila mesa duket ka një “rivale” të re.

Pas