-Kronikë

Ekzekutimi i 53-vjeçarit në Shkodër, dalin detajet e para. Gjendet një “Benz” i djegur

               Publikuar në : 08:19 - 10/08/18 |
rel d

Një 53-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Burime për tvklan.al konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kiras” të qytetit verior rreth orës 07:00.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Fatbardh Liçi 53 vjeç. Shkaqet dhe rrethanat janë ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për të mbledhur provat dhe për zbardhur këtë krim të rëndë.  Ndërkohë, në fshatin Dobraç është gjetur një automjet duke u djegur, që besohet të jetë përdorur nga atentatorët e vrasjes së 53-vjeçarit.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës:

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër,  është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Pas