-Shëndeti

Ekspertët: Paracetamoli e ibuprofeni ndikon në hormonet mashkullore

Një studim i shkencëtarëve francezë e daneze, i raportuar nga gazeta franceze Le Monde, tregon se përdorimi i shumtë i paracetamolit dhe ibuprofenit mund te jetë me pasoja për prodhueshmërinë te meshkujt. Studimi tregon perturbimet qe shkakton përdorimi i pakontrolluar i këtyre ilaceve tek hormone mashkullore, konkretisht te testeroni.
Ndikimi mbi këtë hormon është me pasoja për uljen e mundësive për të lindur fëmijë.por edhe me pasoja në sistemin kardi-vaskular apo të veshkave. Këto medikamente të përdorura pa u këshilluar nga mjeku mund të shkaktojnë dëmtimet edhe në organet mashkullore duke ulur mundësitë e tyre seksuale. Kjo mund të ndodh edhe të djemtë në barkun e nënave shtazanë kur ata marrin këto medikamente me shumicë.
Ky lajm nuk do të thotë që të mos përdoren këto ilace që shërbejnë kundër dhimbjeve, sidomos nga sportistët apo ata që vuajnë nga sëmundjet reumatozmike. Por ato duhet të përdoren sipas këshillave të mjekut dhe me moderacion.
Ky lajm serioz i dhënë nga Le Monde nuk ka asnjë lidhje me lajmin e hakeruesve që është dhënë ditën e sotme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko