-Teknologji, Metro

Edhe pak vite dhe telefonin tuaj do ta karikoni vetëm 4 herë në vit !

Një teknologji e re revolucionare mund ta bëjë jetën tuaj më të lehtë. Zbulimi i ri shkencor do të bëjë që ju të merrni me vete karikuesin vetëm 1 herë në tre muaj.

Shkencëtarët kanë krijuar një material të ri të procesorit që lejon telefonin tuaj që të harxhojë më pak energji. Shkencëtarët pohojnë se mund të funksionojnë në mënyrë të përkryer duke përdorur 100 herë më pak energji se sa normalja.

Studiuesit në Universitetin e Miçiganit dhe Universitetin Cornell janë duke u përgatitur për një material të ri, të quajtur ‘magnetoelectric multiferroic’ i cili do të jetë 100 herë më shumë efikas, raporton The Independent.

Për fat të keq nuk është ende gati për përdorim dhe do të na duhet të presim deri në vitin 2030 për ta pasur në dispozicion dhe telefoni jonë do të karikohet vetëm 4 herë në vit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko