-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

E shijshme dhe e shëndetshme, Humus është ushqimi i duhur për personat që nuk mbajnë dot dieta

Të mbajturit dietë drastike për një person i cili është i afeksionuar pas ushqimit mund të jetë më tepër e dëmshme se sa e shëndetshme. Ndodh që ndonjëherë heqja dorë nga ushqimi, mund të ndikojë edhe në gjendjen psikologjike të një individi të caktuar, dhe madje ta bëjë që të kalojë në depresion. Të ngrënit shëndetshëm shpesh herë mund t’ju kufizojë në shije dhe në fakt 90% e ushqimit e ka lezetin pikërisht te shija. Psikologët në të tilla raste rekomandojnë gjetjen e mënyrave alternative për dieta të shëndetshme por njëkohësisht edhe të shijshme. Në fakt ushqime të tilla ekzistojë, duke filluar që prej frutave, dhe deri te sallatat apo ushqime të reduktuara nga përbërësit e dëmshëm. Hummus-i është një prej atyre gatimeve të cilat kombinojnë shijen me shëndetin.

Hummus është një gatim tradicional i lindjes së mesme, i cili prej vitesh është kthyer në një ushqim internacional, dhe kjo për shkak të shijes së shkëlqyer që ky ushqim ka. Madje Lady Gaga ka deklaruar se është e varur nga ky ushqim. Lajmi i mirë është se përbërësit e Hummus-it janë aq të shëndetshëm sa edhe të shijshëm, dhe receta është jashtëzakonisht shumë e thjeshtë. Hummus-i mund të kombinohet në shumë ushqime, por tradicionalisht preferohet të konsumohet me pite misri.Ky gatim është totalisht vegan dhe nëse jeni kuriozë, më poshtë keni recetën e përgatitjes.

Përbërësit

300 gramë qiqra të freskëta

1 thelpi hudhër

Fara susami ose tahini

Gjysëm kokërr limon

1 lugë kumin

4 lugë vajë ulliri

Majdanoz dhe piper i kuq sipas dëshirës

Përgatitja

Fillimisht hedhim në blender farat e susamit ose tahinin. Shtojmë vaj ulliri dhe e përziejmë. Më pas shtojmë lëngun e limonit dhe kumin dhe vazhdojmë me përzierjen. Më pas shtojmë hudhrën dhe pak kripë dhe në fund shtojmë qiqrat. Të gjitha së bashku i përziejmë në blender deri sa të krijohet një masë homogjene, dhe në fund e zbukurojmë me majdanoz ose me piper të kuq./Opinion.al

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko