Bota

E rëndë, vret veten me armë djali 14-vjeçar i kryebashkiakut

               Publikuar në : 17:24 - 13/01/18 |
E SH

Djali 14 – vjeçar i kryebashkiakut të Nuoro-s në Itali është vetëvrarë me armë zjarri. Lajmi ka tronditur vendin ku sipas mediave italiane Francesco Santo Porcu, djali i kryebashkiakut të Nuoro, Giovanni Santo Porcu i cili i dha fund jetës me plumb në kokë..

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kohës që prindërit ishin në punë. Sipas mediave , Francesco përdori pushkën e të atit për të kryer aktin tragjik, duke lënë madje edhe një letër lamtumire për familjarët.
Francesco u gjet i vdekur mes një pellgu gjaku nga motra e tij e madhe, e cila ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Autoritetet vendase po vijojnë hetimet për të zbuluar arsyen që e shtyu të miturin drejt aktit tragjik, teksa kjo ngjarje e rëndë ka shokuar të opinionin publik në Itali.

Pas