-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha, Video

E rëndë në Tiranë, nipi plagos me thikë gjyshen dhe gjyshin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Freskut” në Tiranë. Mësohet se një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë në një banesë. Shtetasi B.K, 19 vjeç ka plagosur me thikë gjyshen e tij H.A, 70 vjeç dhe gjyshin e tij Sh.A 80 vjeç.

Në vengjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ambulanca për transportin e të plagosurve. Autori është shoqeruar në komisariat për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.10.2017, rreth  ora 13:00, jemi njoftuar se në  rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Në rrugën “Muhamet Deliu”, shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko