-Kronikë, 4, Kryesore

E rëndë në Durrës, gjendet i mbytur një 12 – vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetit e Durrësit, ku një i mitur 12-vjeçar është gjendur i mbytur në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në Shën Vlash, ndërsa mësohet se fëmija ishte raportuar i humbur që prej mbrëmjes së djeshme.

Viktima quhet Leonardo Lica, 12-vjeç dhe që prej mbrëmjes së djeshme po kërkohej nga familjarët e tij përgjatë gjithë natës në Durrës dhe në zonat përreth. Vetëm mëngjesin e sotëm u zbulua trupi i tij i pajetë.

Leonardo kishte shkuar për tu larë tek ish-vaskat e peshkut dhe aty ka humbur jetën duke u mbytur në ujë.

Banorët kanë gjetur pranë vaskave edhe rrobat e djalit, që kishte hyrë në ujë për t’u freskuar por nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.

Ai është fëmija i kartërt i një familjeje nga Dibra, që është vendosur prej disa vitesh në lagjen nr.14, në Durrës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko