-Kronikë, 2, Aktualitet, Kryesore

E plotë/Tritoli në Shkodër iu vendos Lulzim Kullës. 7 persona mbeten të plagosur, 4 janë rëndë

Mësohet detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku iu vendos tritol një dyqani. Burimet nga policia thanë se objektivi ka qenë Lulzim Kulla i cili është mes të lënduarve. Kulla është pronar i një biznesi ku ndodhi shpërthimi i telekomanduar.

Mësohet se 6 të lënduarit e tjere, mes tyre një shtetase malazeze po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës. Sipas bluzave të bardha 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga shpërthimi është dëmtuar biznesi i Lulzim Kullës, një motoçikletë dhe një fuoristradë që ishte parkuar pranë ndërtesës.

Rreth 300 gr lëndë eksplozive dyshohet t’i jetë vendosur biznesit. Burime saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla i është afruar dyqanit të tij.

Dyshohet se lëvizjet e tij janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai ka mbërritur pranë biznesit, kanë bërë shpërthimin e telekomanduar.

Emrat e të plagosurve nga atentati: Lulzim Kullaj – 42 vjeç, Arjola Gjonaj – 31 vjeçe, Pjetër Arra 53 – vjeç, Gentian Suça – 40 vjeç, Ditmir Myftia – 32 vjeç, Pjeter Daka – 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq – 50 vjeçe.

Kush është Lulzim Kulla

Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë pasi njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në Shkodër, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se Lul Kulla pas viti 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus”. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës.

Lajmi ParaLajmi Pas
©2017 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko