-Si u Veshën, Kryesore

E përbashkëta që kishin në veshje të ftuarat e kësaj jave në ‘Opinion’

Në emisionin “Opinion” edhe kjo javë ka patur disa paraqitje tepër elegante. Por ajo që u vu re ishte koiçidenca në të njëjtin emisionin mes femrave të panelit.

Ditën e mërkurë në emisionin “Opinion” u fol për një temë jashtë akutualitetit dhe që has gjithmonë debat mes dy gjinive, ‘keqkuptimet mes femrave dhe meshkujt’. Në këtë emision të ftuara ishin 4 personazhe të njohura mediatike, të cilat duket se kanë bërë ‘xing’ në ngjyrën e veshjes së tyre, sepse të gjitha ishin veshur me të zeza!

Pedagogia Iris Luarasi ka ardhur me një fustan tepër klasë, të zi, të gjatë, kombinuar me taka te zeza klasike.

Moderatorja Fjodora Fjora po ashtu është veshur në të zeza, pantallona lëkurë dhe këmishe me transparente, kombinuar me taka te larta të cilat ishin bezhë me disa figura në ngjyrat e tokës.

Blogerja Lura Elezi ka ardhur shumë stil në të zeza. Fustan të zi, geta me shkëlqim dhe kombinuar këto me gjysme cizme.

Edhe moderatorja Kiara Tito ka ardhur në studion e ‘Opinion’ e gjitha në të zeza. Xhaketë, pantallona serioze dhe një kanatjere me dekolte të hapur dhe kepuç të zeza klasike.

Të gjitha arritën të kenë prezencë dhe të tërheqin vëmëndje në daljet e tyre në Opinion.

Jepni edhe ju mendimin tuaj për atë që ju duket veshja me e bukur e javës./Gerta Zaimaj-opinion.al

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko