Kryesore

E pazakontë/ Fruti tropikal lulëzon në Elbasan, ja çfarë thotë mësuesi

               Publikuar në : 14:07 - 09/11/18 |
ri.de.

Në qytetin e Elbasanit ndoshta për herë të parë ka arritur të prodhojë fruti tropikal i bananes. Qytetari me profesion mësues Leonard Idrizi mendon se pema ka lidhur fruta dhe është duke u rritur për shkak të temperaturave të larta dhe të pazakonta të muajit nëntor. Ai është i ndërgjegjshëm se temperatura të tilla nuk janë aspak të mira, pasi ngrohja globale ka dhënë efektin e saj, por i gëzohet faktit se në oborrin e tij frutet e bananes rriten dita ditës.

Parashikimet flasin që i gjithë nëntori do të jetë i ngrohtë , ndaj ky qytetar shpreson që deri në fund të muajit të mund të vjelë pemën e bananes.

Moti i pazakontë i këtij viti, verë e freskët , prezencë të reshjeve të shiut deri në muajin korrik dhe vjeshtë e thatë dhe e ngrohtë padyshim që ka ndikuar negativisht te të gjitha kulturat e bujqësisë, por jo te bananja e cila ka bërë të lumtur këtë qytetar./FaxNews

Pas