-Teknologji

E paskemi nënvlerësuar Messenger gjithë këtë kohë, ja sa shumë gjëra mund të bëjmë me të

               Publikuar në : 14:16 - 14/02/18 |
E SH

Pas një përditësimi të aplikacionit të famshëm të mesazheve nga Facebook, ju duhej të keni një aplikacion shtesë të Messenger për të dërguar mesazhet brenda aplikacionit tek kontaktet tuaja.

Fansat e aplikacionit të cilët dikur ishin skeptikë rreth këtyre ndryshimeve tashmë janë rikthyer në shërbim falë disa karakteristikave të mrekullueshme.

Kjo pasi po rezulton se aplikacioni i mesazheve nuk është i mirë vetëm për të mbajtur kontaktet me të afërmit, por ka edhe disa gjëra të tjera zbavitëse që mund të bëni me të.

Këtu janë 10 gjëra që nuk e dinit se mund të bënit me aplikacionin e Messenger nga Facebook:

-Ju mund të dërgoni para tek miqtë apo familja, përmes Messenger (nëse jetoni në SHBA, apo Mbretërinë e Bashkuar ju mund ta përdorni aplikacionin edhe si shërbim bankar).

-Pajisjet e mençura në shtëpi po bëhen gjithnjë e më popullore me pajisje elektronike që mund të kontrollohen nga distanca nga telefoni juaj i mençur. Dhe nëse nuk e keni ditur Facebook Messenger synon ta bëjë më të lehtë kontrollin e shtëpisë tuaj nga telefoni juaj. Prodhuesi evropian i pajisjeve të zgjuara të shtëpisë Netatmo ju lejon të keni qasje në këto pajisje shtëpiake nëpërmjet aplikacionit Facebook Messenger. E tëra që ju duhet ta bëni është të lidheni me Netatmo Smart Home Bot dhe të kërkoni që ajo të kontrollojë ngrohjen tuaj.

-Reagoni edhe gjatë një video thirrjeje nëse jeni duke bërë një video thirrje, ju mundeni megjithatë të reagoni me një like, love, angry apo formë tjetër të butonit nga Facebook

-Facebook Messenger ua mundëson ta rezervoni një tavolinë në restorant. Dhe ne besojmë se shumica prej jush nuk e keni ditur këtë opsion.

-Në Messenger ju mund ta keni edhe një bisedë krejtësisht të fshehtë e cila vetë-shkatërrohet

-Facebook Messenger po ashtu mundëson që ju të krijoni apo ta ndani një listë muzikore të Spotify

-Këtë me siguri se e dini, në Messenger ju mund të luani lojëra të ndryshme. Në shërbimin e mesazheve të Facebook ju keni një kod unik të cilin mund ta ndani me të tjerët, ta gjeni dikë dhe të filloni të komunikoni.

-Ju mund ta planifikoni një udhëtim të radhës me miqtë tuaj në Messenger, përmes aplikacionit të Kayak, që ua mundëson ta krijoni një pyetësor brenda për të vendosur se ku do të shkoni. Reagoni ndaj mesazheve të miqve me ikonat e reagimit kur ata ju shkruajnë.

Pas