Bota, Kryesore

E paprecedent/ Gjyqtari vendos të dëgjohet dëshmia e gruas që i dashuri i mori jetën fatalisht

Judy Malinowski, 33 vjeçe u nda nga jeta 9 muaj më parë, pasi vuajti afro dy vite në spital. Ajo u dogj me benzinë nga i dashuri, i cili sot është në bankën e të akuzuarve për vrasje.

Gjyqtari Guy Reece, me një vendim të paprecedent vendosi të pranojë dëshminë e nënës së 33-vjeçares, që ia ka marrë vajzës së saj nga shtrati i spitalit ku qendroi për afro dy vite.

“Judy luftoi dhe u bë e fortë për të treguar historinë e saj dhe vendimi për ta dëgjuar këtë histori është hapi i parë për vendosjen e drejtësisë. Vuajti shumë, por sërish gjeti forcën dhe kurajon që të sfidonte dhimbjet dhe të artikulonte qartë autorin e tmerrit të asaj nate”, deklaroi e ëma e Judy-t, Bonnie Bowes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të vitit 2015 në një pikë karburanti në periferi të Ohajos, SHBA. Autoritetet akuzojnë Michael Slager, ish- i dashuri i Judy-t, se pasi ka e spërkatur me benzinë i ka vënë flakën.

Vetë Michael pranoi para jurisë se e ka spërkatur me benzinë, por thotë se flakët ishin aksidentale.

Edhe avokati i të pandehurit kundërshtoi vendimin e gjykatësit për të pranuar dëshminë. Sipas tij, rrëfimi nuk është marrë në rrugë ligjore. Gjyqtari Reece e hodhi poshtë këtë pretendim duke deklaruar se bëhej fjalë për një rast të pashembullt që kërkonte një vendim të pashembullt.

*Në foto: i akuzuari per vrasje Michael Slager

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko