Aktualitet, Sport, Te Fundit

E pabesueshme/ Portieri del me të Kuqe, trajneri fut në portë dy lojtarë, ja sa gola pësojnë

Idetë e tij të çmendura të stërvitjes, por edhe të lojës që ofron kanë bërë që ai të meritojë nofkën e “I çmenduri” Marselo Bielsa dhe është e sigurt se më atë në pankinë, skuadrat e tij do të dëfrejnë gjithmonë dhe nuk do të jenë asnjëherë normale.

Pas leksionit që i dhanë Nantës së Ranierit në ndeshjen e parë, ata prisnin në shtëpi Strasburgun, të cilin edhe pse e dominuan, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Por Bielsa mori një rrezik përsipër, të cilin ndoshta këtë herë e pagoi edhe prej fatit të keq dhe çmendurisë së portierin Mainjan.

Mes minutës 11 dhe 18 i dëmtohen dy lojtarë, Tiago dhe Malkuit, që u zëvendësuan me Bisoma dhe Maia. Por duke parë që në të majtë, Ture ndëshkohet shumë shpejt dhe kundërshtarët e driblojnë në çdo aksion, ai vendos që ta zëvendësojë që në minutën 38-të, duke djegur edhe zëvendësimin e tij të tretë. Një rrezik ky që paguhet, pasi portieri Mainjan bën sherr me Korgnet, duke i lëshuar topin në mjekër dhe vendimi ishte direkt: e kuqe.

Pa mundësinë që të hedhë në fushë një portier, në portë fillimisht zbret sulmuesi Dë Previl dhe jemi vetëm në të 63-ën, por 13 minuta më vonë, ai pëson golin e parë, me Martin që i jep avantazhin Strasburgut. Falë disavantazhit, Bielsa urdhëron Dë Previl që të rikthehet sërish në sulm dhe dorëzat i kalojnë Amadusë, por as kjo nuk do të funksionojë. Portieri i dytë emergjent pëson dy gola të tjerë, një me penallti dhe një tjetër me një goditje nga jashtë zone, të cilën edhe pse e prek nuk e devijon dot jashtë kuadratit. Strasburgu fiton 3-0, ndërsa Lilës i mbetet vetëm një paraqitje sa e pafat, aq sa dhe me lëvizje të çmendura.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko