-Jetë dhe Stil

E pabesueshme por qentë mund të nuhasin sëmundje dhe gjëra që nuk e kishit menduar

Diabeti

Në të vërtetë, qentë mund të stërviten që të tërheqin vëmendjen e pronarëve të cilët vuajnë nga diabeti, kurdo që sheqeri në gjak ngrihet deri në nivelin kritik.

Kanceri
Qelizat e kancerit kanë aromë karakteristike të cilën hunda e ndjeshme e qenit mund ta nuhasë. Është vërtetuar që pacientët të cilët vuajnë nga kanceri i mushkërive apo i gjirit, nëpërmjet frymëmarrjes i nxjerrin ato aroma. Prandaj sot qentë i stërvitin që t’u tërheqin vërejtjen njerëzve për rrezikun, duke i marrë erë frymëmarrjes së tyre.

Bakteret
Nga përdorimi i tepërt i pesticideve, bletarët amerikan i stërvitin qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura, para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e baktereve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve.

DVD
Qentë mund të stërviten që të nuhasin materialin polikarbonat, i cili është komponent kyç i të gjitha CD-ve. Kështu qentë kanë kontribuuar në demaskimin e tregtisë masive të DVD-ve të falsifikuara.

Trupat e mbytur në ujë
Në policinë e SHBA-së qentë shpesh ndihmojnë për të gjetur trupat në ujë. Aroma e trupit të mbytur përhapet në ujë, pastaj arrin në ajër.

Jashtëqitjet e balenave
Qentë mund të ndjekin aromën nga largësia prej një kilometri e gjysmë, dhe t’i çojë shkencëtarët deri te thesari “kundërmues”. Kur e detekton qeni atë, i tregon kapitenit të anijes duke u lëkundur majtas dhe djathtas.

Mineralet
Qeveria e Finlandës ka financuar programin e stërvitjes së qenve për detektimin e sulfiteve të vlefshme. Kur shkëmbinjtë janë në fazën e shpërbërjes, çlirohet aroma e ngjashme me vezët e prishura, të cilat qentë mund t’i zbulojnë lehtë, gjë që ka rëndësi të madhe ekonomike.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko