Bota

E pa me disa vajza në hidromasazh, vret të dashurin 18 vite më të madh

               Publikuar në : 16:32 - 09/10/18 |
el ida

Christopher Person donte që atë natë të argëtohej me disa vajza në një vaskë hidromasazhi, Por me sa duket e nën vlerësoi xhelozinë e të dashurës së tij.

Demi Harris, nuk diti si ta kontrollonte xhelozinë dhe inatin.  Kur pa të dashurin të zhveshur në vaskë me vajza të tjera dhe  e theri  me thikë.

Kur u arrestua, e reja tha se kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke thënë se Christopher e kishte kërcënuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin shkurt, teksa ai 39 vjeç dhe ajo 21 vjeç, jetonin në një vilë prej disa kohësh.

Atë ditë u organizua një festë e përbashkët, me fqinjët, gjatë së cilës Christopher bëri banjon që i kushtoi jetën.

Demi po e shikonte gjithë skenën nga dritarja, kur në një moment i bërtit, “Vërtetë po e bën? Vërtetë je i zhveshur me vajza të tjera? Mos guxo, mos guxo!”

Vajza jo vetëm u ndje e tradhtuar nga i dashuri, por u përball edhe me të qeshurat e disa miqve.

Kështu, ajo ndërpreu korrentin që furnizonte vaskën dhe u kthye në shtëpi bashkë me të fejuarin.

E në zënkë e sipër me të, rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e qëlloi.

Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar këtë të premte ajo tha se, “E vrava, por duhet ta bëja, më kërcënoi se do më vriste”

Pas