E njohu në internet, vajza tregon tmerrin e përjetuar: Më përdhunonte e më digjte me klor – Opinion – Faqja Zyrtare
Bota, Metro

E njohu në internet, vajza tregon tmerrin e përjetuar: Më përdhunonte e më digjte me klor

PAY-cnl_C_Leacock_1

Një vajzë e re, emri i së cilës nuk është bërë publik për arsye sigurie, ka rrëfyer para trupit gjykues tmerrin e përjetuar për rreth dy vite nga ‘i dashuri’ i saj të cilin e njohu në internet. Dy vite më parë ajo kishte dalë nga një lidhje abuzive, dhe pas kësaj kërkoi të gjente një të dashur që t’i jepte dashuri dhe mbështetje. Për këtë ajo ishte futur në një portal online i cili shërben për takime dhe njohje romantike, dhe ishte njohur me një 34­vjeçar.

Të dy të rinjtë nga Londra, pasi ishin takuar kishin vendosur që të jetonin së bashku në apartamentin e Colin Leacock. Por vetëm pak ditë më pas, 34­vjeçari e kishte dërguar për të jetuar me motrën e tij. Aty kishte nisur edhe gjithë torturuar për të vajzën e re, e cila shfrytëzohej nga motra e tij për të bërë punët e shtëpisë. Ata e kishin detyruar të flinte në pllaka, e jo vetëm kaq por Colin e përdhunonte atë sistematikisht për rreth dy vite.

Pak para se vajza të gjente mundësinë për t’u larguar nga banesa ku e mbanin, ai e kishte lagur me klor në të gjithë trupin, teksa ajo ishte duke bërë dush. 34­vjeçari është shpallur fajtor për dy akuzat, përdhunim dhe sulm me pasojë dëmtime serioze trupore, edhe pse vetë ai i ka mohuar. Mediat britanike shkruajnë se gjykimi vazhdon ende për 34­vjeçarin, ndërsa vajza është marrë në mbrojtje

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko