Kryesore, Sport

E konfirmuar/ FSHF: Miqësorja Shqipëri-Jordani më 10 tetor në Elbasan Arena

Pas dy miqësoreve që do të zhvillohen në Zvicër në muajin qershor, kundër Kosovës dhe Ukrainës, FSHF ka arritur akordin për një tjetër miqësore në muajin Tetor.

Sot bëhet e ditur se miqësorja Shqipëri-Jordani luhet më 10 tetor në “Elbasan Arena”.

Vlen të theksohet se ky takim do të luhet vetëm 4 ditë përpara përballjes me Izraelin, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, që do zhvillohet më 20 nëntor, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të Ligës së Kombeve, si dhe dy ballafaqimet miqësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko