Sport

E keni idenë si i harxhon Cristiano Ronaldo milionat e tij?

Zerot në llogaritë e tij bankare vetëm janë shtuar gjatë karrierës si futbollist. Si të mos mjaftonte kjo, pas kontratës me Juventusin, Cristiano ronaldo do të përfitojë plot 30 milionë euro në sezon në 4 vitet e ardhshme, shumë kjo që kap shifrën e 120 milionë eurove. Por, si i shpenzon paratë CR7?

Makinat janë një pjesë e preferuar në blerjet që bën.

Sipas Time, ai posedon një Aston Martin DB9, një Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe, Bentley Continental GTC, një Lamborghini Aventador në vlerë prej 257.000 eurosh dhe një Bugatti Chiron në vlerë prej 2.57 milionë euro.

Koleksioni i tij i makinave arrin mbi 4.2 milionë euro.

Ronaldo ka në pronësi disa shtëpi.

Në vitin 2015, CR7 i ka paguar 15.85 milionë euro për një apartament në Kullën Trump në qytetin e Neë Yorkut, për të cili thuhet se ka qenë frymëzim për vendxhirimet e filmave ’50 Shades of grey’.

Familja është një pjesë tjetër ku ikin shpenzimet e futbollistit.

33-vjeçari është baba i katër fëmijëve dhe vetëm lindja e binjakëve i ka kushtuar mbi 111.360 euro. Pa përmendur unazën Cartier të georginës e cila kushton 698.170 euro.

E fundit dhe jo më pak e rëndësishme janë edhe bamirësitë që bën Ronaldo.

Pas tërmetit shkatërrues në Nepal në vitin 2015, Cristiano dhuroi mbi 5.57 milionë euro për t’i ndihmuar të prekurit, ndërsa po ashtu ka dhuruar shuma të mëdha parash për t’i ndihmuar fëmijët refugjatë nga Siria dhe për ruajtjen e natyrën në Indonezi.

Përveç dhurimit të parave, Ronaldo është dhurues i rregullt i gjakut, plazmës dhe palcës kockore, që nga mosha 24-vjeçare. Ai madje nuk bën tatuazhe për të mos pasur probleme eventuale në rast të dhurimit të gjakut.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko