Kronikë

E kapën teksa po kalonte kufirin, Geldo Hoti rrëfen si i shpëtoi vrasjes

               Publikuar në : 17:59 - 10/10/18 |
rel d

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45-ditor për Geldo Hotin, personin e arrestuar në Kakavijë si pjesë e sherrit me armë që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj së bashku me Eljon Haton.

Hoti, i cili ka qenë në tavolinë me Ervin Matën, tha në Gjykatë ditën e djeshme se ai nuk ka qëlluar me armë dhe se ka qenë i paarmatosur. Seanca u zhvillua më pas me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, me kërkesë të prokurorit Lulaj.

“Panorama” mëson se Gledo Hoti, i cili më parë e ka pasur mbiemrin Liçaj, tha se ai po qëndronte ulur në lokal në momentin kur ka ardhur, sipas tij, një person i armatosur dhe i ka kërkuar që të mos lëvizë.

“Kam dëgjuar krisma dhe menjëherë jam futur poshtë tavolinës i tronditur. Nuk kam qëlluar, kam qenë pa armë. Më pas jam larguar për në Greqi sepse do të merrja një pajisje”, mësohet të ketë thënë Hoti në seancë.

Gjyqtari Artan Gjermeni i dha 45 ditë kohë Prokurorisë që të sjellë prova më të forta për Hotin dhe rolin e tij në përplasjen me armë. Kujtojmë se përplasja ndodhi ditën e enjte te lokali “Monopol” në ish-Bllok.

Mësohet se Hoti, Ervin Mata dhe Meviol Bilo po rrinin në një tavolinë, ndërkohë që kanë ardhur Fabian Gaxha, Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Sipas dëshmive, Martinaj dhe Mata janë takuar normalisht, por sherri ka nisur mes Fabian Gaxhës dhe Meviol Bilos. Pas të shtënave, Gaxha ka mbetur i vdekur në vend, me një plumb në kokë dhe gjoks.

PËRFSHIRJA NË NGJARJE

Policia e Shtetit ka zbardhur të shtunën rolin e Geldo Hotit, të arrestuarit të dy ditëve më parë, teksa tentonte të kalonte kufirin për në Greqi.

Geldo Hoti mësohet se ka qëlluar me armë gjithashtu, në momentin që dy grupet janë takuar për të sqaruar një mosmarrëveshje. Hoti, sipas burimeve, është mik me komandon Meviol Bilo dhe ka qëlluar me armë, duke i ardhur në ndihmë këtij të fundit gjatë konfliktit me Fabian Gaxhën.

AKUZAT 

Ndaj Hotit rëndojnë veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Geldo Hoti ishte në të njëjtën tavolinë me komandon Merviol Bilo, me të dashurin e këngëtares Ervin Mata si dhe Fabiol Alushin.

 

Pas