1, Aktualitet, Editorial, Kryesore

E kaluara nuk mund të blihet zonja Gjebrea

Nga Desada METAJ

Duke folur mbrëmë në emisionin “Tonight” në Oranews, ish zëvëndësministrja e Brendshme, Elona Gjebra ndër të tjera është përpjekur të sqarojë dhe denoncimin e bërë nga Opinion.al, lidhur me faktin që bashkëshorti i saj ka fshehur dënimin me 8 muaj burg në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin.

Sipas zonjës Gjebrea “sulmet për bashkëshortin janë përpjekje për të më sulmuar mua dhe baltosur figurën time”. Sipas saj, Arjan Hoxha ka 25 vite punë, eksperiencë si ekspert ndërkombëtar në organizma ndërkombëtarë dhe kjo do të thotë verifikm i figurës së tij morale dhe profesionale.

Por nësë fakti i përfshirjes së vetë zonjës Gjebrea në rrugëtimin e famshëm të Audit me targa 003 mbetet ende për t’u vërtetuar, për bashkëshortin ajo gënjen dhe e bën me qetësi dhe ndërgjegje të plotë.

Opinion.al ishte i pari që botoi formularin e vetëdeklarimit të bashkëshortit të zonjës Gjebrea ku dukej qartë që ai nuk e kishte deklaruar dënimin e tij me vendim të gjykatës me 8 muaj e disa ditë heqje lirie.

Në respekt të ruajtjes së privatësisë, edhe pse e dispononim të plotë nuk e botuam vendimi e gjykatës. Por të detyruar nga guximi i zonjës Gjebrea për të gënjyer lidhur me këtë çështje si dhe për të vërtetuar se bashkëshorti i saj ka qenë i dënuar po botojmë të plotë fletën e parë dhe të fundit të vendimit të gjykatës, kopjet origjinale të së cilës i kemi në redaksinë tonë.

Duket qartë që Arjan Hoxha, i dënuar me vendim të gjykatës ka falsifikuar për herë të dytë dokumentat shtetërore, këtë herë me formularin e dekriminalizimit. Duke kryer një tjetër vepër penale që zonja Gjebrea e kupton shumë mirë por që përpiqet ta fshehë dhe ajo.

Meqë zonja deputete ka marrë përsipër që të gënjejë edhe më keq se bashkëshorti i saj lidhur me një vendim gjykate, urojmë që këtë mos ta bëjë kur ta ketë radhën për të dëshmuar në prokurori. Për etikë po botojmë vetëm fletën e parë dhe të fundit të vendimit, por e sigurojmë zonjën deputete se e kemi të plotë vendimin e gjykatës ku përshkruhet me detaje mashtrimi dhe falsifikimi me dokumenta shtetërorë që bashkëshorti i saj ka bërë dhe për të cilin ka marrë dhe vendimin e gjykatës.

I vetmi informacion i mangët është institucioni i riedukimit ku zoti Arjan Hoxha ka kryer dënimin me burg. Por ky është informacion elementar që shqiptarët e japin falas, kur bëhet fjalë per vettingun e një personi publik. /Opinion.al

*Vendimi i gjykatës për z.Arjan Hoxha

*Formulari i vetëdeklarimit ku z.Hoxha pergjigjet me jo pyetjes a keni qene i denuar

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko