2

E FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në Lushnje

               Publikuar në : 22:48 - 09/10/18 |
Gerta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kësaj të marte në Lushnje.

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Shegas. Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Qemal Alla, ish-kryeplak i këtij fshati.

Mësohet se 44-vjeçari është qëlluar me armë pranë banesës së tij, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Pas