-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

E fundit/ Të shtëna tek Rruga e Dibrës, plagoset një i ri

opinion lajm i fundit

Sot orës 09:30 ka patur të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës. Policia tha se i plagosur ka mbetur  shtetasi V.K., 28 – vjeç. Sipas të dhënave paraprake 28 – vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, thuhet ne njoftimin e policisë së Tiranës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko