Kryesore

E fundit/ Studentët: Na mohojnë ushqimin, kallëzim policëve që na dhunuan


               Publikuar në : 18:40 - 12/01/19 |
d.l

Studentët e Fakultetit Ekonomik vazhdojnë të jenë të ngujuar në brendësi të ambienteve.

Në një lidhje skype me emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News 24, ata u shprehën se do të vazhdojnë ngujimin pavarësisht dhunës dhe presionit psikologjik të ushtruar nga policia ditën e djeshme.

“Një pjesë e tyre kanë pjesëtarët e familjes në administratën shtetërore. Një pjesë e tyre kanë marrë kërcënime për heqje nga puna. Ndërsa pjesa sesi e kalojmë natën nuk është se kemi kushte optimale. Ne vazhdojmë të qëndrojmë, pavarësisht dhunës dhe presionit nga ata policë që paguhen nga taksat tonë”, tha njëri nga studentët.

Më tej studentët u shprehën se do të vazhdojnë ngujimin në fakultetin e tyre dhe në fakultete të tjera.

“Policët duhet të jenë njerëz që të na mbrojnë neve jo të cënojnë të drejtat e individit. Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani.  Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë me qirinj. Kemi diskutuar përmes ëhats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë të them të drejtën. Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për vitin.”, tha njëri nga studentët.

Studentët thanë se u është mohuar ushqimi ndërsa do të bëjnë kallëzim penal edhe për policët që ushtruan dhunë ndaj tyre ditën e djeshme.

 

 

Pas