-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

E Fundit/ Shembja te “Kalaja” në Vlorë, vazhdojnë të bien sasi shkëmbore në rrugë

Rruga drejt Jugut nga Vlora është bllokuar pas shkëputjes së një shkëmbi në vendin e quajtur “Kalaja”. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur “Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi, ndërkohë që edhe në momentet që po flasin vazhdon të shkëputen sasi të tjera shkëmbore dhe të bien në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e makinave.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko