-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

E fundit/ Përplasje me armë në zonën turistike, dy të plagosur

Një sherr masiv ka ndodhur në Velipojë, në afërsi të rezervuarit i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Dy persona janë plagosur gjatë sherrit ku u përfshinë disa të rinj.

Dy të plagosurit janë Durim Tahiri, 27 vjeç dhe Ervin Tahiri, 30 vjeç.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës si dhe kapjen e autorëve.

Lajmi ne perditesim

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko