-Kronikë, Kryesore

E fundit, ndërron jetë në paraburgim një 27 vjeçar. Familja dyshon se është dhunuar

Një 27 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në paraburgimin e Korçës. Bëhet fjalë për Enea Ftoj, i cili ishte arrestuar për vjedhje, ndërsa ditën e sotme kishte edhe gjyqin. Ai ndodhej prej tre ditësh në paraburgim, ndërsa familjarët kanë marrë lajmin për vdekjen e djalit ditën e sotme.

Policia e Korçës shprehet se ai ka ndërruar jetë në dhomat e sigurisë, ndërsa dyshohet si ishte përdorues i lëndëve narkotike. Nga ana tjetër familjarët kanë kërkuar ekspertizën e trupit, pasi dyshojnë se mbi 27-vjeçarin është ushtruar dhunë. Sipas familjarëve ata kishin folur ditën e djeshme me Enean, dhe ishte shprehur se ishte i qetë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko