Kronikë

E fundit/ Maskat dalin në “punë”, grabitet një automjet në rrugë


               Publikuar në : 22:29 - 12/01/19 |
d.l

Një tjetër grabitje ka ndodhur pak minuta më parë tashmë në rrugën e Fushë-Krujës në fshatin Thumanë.

Dy persona me maska kanë grabitur një mjet tip “Benz” me targë AA056TA.

Nuk ka ende të dhëna mbi dinamikën e ngjarjes.

Kjo është grabitja e dytë që ndodh në harkun e dy orëve në vend.

Më herët familja e një biznesmeni u terrorizua dhe u grabit nga persona të maskuar të veshur si policë.

Ata arritën të merrnin 10 mijë euro nga banesa si edhe sende me vlerë të çmuar.

Pritet ndërkohë që zbardhet ngjarja më e fundit e ndodhur në rrugën e Fushë-Krujës.

 

Pas