-Kronikë

E fundit/ Luftë në det, trafikantët shqiptarë hapën zjarr, plagosen policët grekë

               Publikuar në : 17:10 - 26/11/17 |
ri.de.

Policia greke ka dhënë të tjera detaje nga maxioperacioni ku u kap një gomone me 1.6 ton marijuanë në bord. Në këtë gomone u ndaluan edhe 10 persona. Sipas policisë greke organizata vepronte në mënyrë sistematike kriminale. Gjatë këtij operacioni trafikantët kanë hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë, disa prej të cilëve edhe janë plagosur, ndërsa disa të tjerë u hodhën në det për të shpëtuar nga zjarri i trafikantëve. Gomonia u ndalua midis Makronosit dhe ishullit Kea. Ndërkohë që për ndalimin e saj u deshën që të viheshin në veprim helikopterë dhe snajperistë të cilën e qëlluan nga ajri.

Njoftim i Policisë greke

Policia greke ne deklarate zyrtare per shtyp per kapjen e gomones me droge. Deklarata para pak minutash: Jane sekuestruar 1.6 ton marijuane. Jane arrestuar ne zona te ndryshme te Athines 10 pjestare te organizates nderkombetare te droges perfshire dhe 3 drejtuesit e gomones. Operacioni pas grumbullimit te informacionit mbi nje organizate nderkombetare te trafikut te droges me mjete te shpejta ujore e cila vepronte ne menyre sistematike. Policia kishte informacion mbi emrat e pjestareve te organizates, veprimet e tyre, te dhena mbi gomonen etj dhe per kete organizoi operacionin ku morren pjese skafe te policise, avion i FRONTEX, helikopter dhe snajperiste. Gomonia u vrojtua teksa hyri ne brigjet shqiptare, u ngarkua aty dhe ne kthim, teksa u fut ne ujerat greke nisi ndjekja. Trafikantet hapen zjarr ndaj nje skafi te policise greke. Skafi i policise iu kunderpergjigj por teksa kreu manovra, disa police rane ne det duke u plagosur. Perfundimisht gomonia u ndalua midis Makronisit dhe ishullit Kea pas goditjes nga snajperistet qe ndodheshin ne helikopter, te cilet kane vepruar ne kushte te veshtira per shkak te shpejtesise se madhe te gomones dhe erresires. Brenda ne gomone u ndaluar 2 shqiptare dhe 1 italian, njeri prej te cileve u transportua me autoambulance drejt spitalit “Evagelismos” te Athines sapo mberriti ne portin e Pireut per shkak te disa lendimeve. Operacioni vijoi me disa arrestime, konkretisht 4 shqiptare te tjere, 1 italian, 1 bullgar dhe 1 grek ndersa disa jane shpallur ne kerkim duke e cuar nr e te arrestuarve ne 10 ne total. Duhet thene se trafikantet kane hedhur ne det gjate ndjekjes edhe sasi te tjera droge, arme dhe materiale te tjera, megjithate vec droges dhe gomones me 3 motorre nga 350 kuaj fuqi secila, u sekuestrua gjate kontrolleve dhe nje tjeter gomone me 4 motorre nga 350 kuaj fuqi secila, disa arme dhe materiale te tjera. Vijon bashkepunimi me agjenci te tjera europiane per zbardhjen e veprimtarise se ketij grupi kriminal. Ministri grek i mbrojtjes, Panajotis Kurumplis dhe zv.ministri Nektaros Santorinios, i

                                                                                 

Pas